Vrasja me thikë në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

Mos i humb

Një konflikti për motive të dobëta mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës, i ka kushtuar jetën 54-vjeçarit Prendush Fushaj, i cili u godit me thikë. Pas hetimeve të para policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka arrestuar mesditën e së martës.

 33 vjeçari Alfred Pllumbaj është i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 19:15 të së hënës në lagjen “Mark Lula”.
Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit