Vrasje në Gjakovë, dyshohet se burri vrau gruan

Mos i humb

Një grua ka mbetur e vdekur mbrëmë në Gjakovë si pasojë e gjuajtjes më armë zjarri.

Zëdhënësja e policisë Rajonale në Gjakovë, Lirie Podrimaj ka thënë për lajmi.net se rasti ka ndodhur pesë minuta pas mesnatës së sotme ku dyshohet se burri ka shtënë në drejtim të gruas së tij.

Ajo ka theksuar se ende nuk dihet nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

“Pesë minuta pas mesnate stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë prej emergjëncës së spitalit se e kanë një femër të moshës 61 vjeçare pa shenja jete si pasojë e armës zjarrit. Policia është duke i marrë të gjitha masat është duke e hetuar rastin dhe bazuar në deklaratat e familjarëve nuk dihet a është vrasje apo vrasje aksidentale”, ka thënë Podrimaj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit