Vriten 8 ushtarë të Egjiptit në Sinai

Mos i humb

Të paktën tetë ushtarë të Egjiptit u vranë të shtunën në gadishullin Sinai gjatë një operacioni të sigurisë në rajon, njoftoi ushtria egjiptiane.

“Një grup prej 14 militantë të armatosur me jelek me eksploziv, mitraloz dhe raketa-hedhës dore sulmoi të shtunën kampin në pjesën qendrore të Sinait”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamer Rifai.

Ai theksoi se forcat ushtarake iu përgjigjën sulmuesve dhe vranë të gjithë 14 militantët. Sipas tij, tetë ushtarë egjiptianë u vranë, ndërsa 15 u plagosën kur një nga sulmuesit aktivizoi eksplozivin në jelek.

Sulmi i së shtunës erdhi pasi autoritetet egjiptiane vazhduan gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj të tjerë.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall së pari në prill të vitit të kaluar pas një sulmi të dyfishtë me bombë në një kishë, ku dhjetëra njerëz u vranë dhe përgjegjësinë për të cilën e mori DEASH-i.

Gjithashtu, sulmi vjen në një kohë kur forcat e sigurisë egjiptiane vazhduan ofensivën e madhe kundër militantëve të akuzuar për kryerjen e një sërë sulmesh në të gjithë vendin.

Të shtunën, ushtria egjiptiane njoftoi se forcat e saj vranë 27 militantë të dyshuar si pjesë e një operacioni të sigurisë të nisur më 9 shkurt të këtij viti.

Gadishulli i Sinait është qendra e rebelëve militantë nga viti 2013, kur me grusht shteti ushtarak u rrëzua Mohamed Morsi, presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në zgjedhje të lira dhe udhëheqësi i Vëllazërisë Muslimane. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit