Vriten nënë e bir, autorët i vunë flakën banesës

Mos i humb

Dy persona humbën jetën në Vlorë, në lagjen “1 Maji”, ku policia gjeti trupat e pajetë të 73-vjeçares Salkie Hoxhallari dhe djalit të saj 43-vjeçar, Olsi Hoxhallari.

Banesa e tyre u gjet tërësisht e djegur, gjë që bëri të dyshohej se trupat e tyre ishin djegur nga një incident.

Por, pas ekspertizës, në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune. Ekspertët mjeko-ligjorë evidentuan të çara dhe dëmtime të mëdha në kokën e 43-vjeçarit dhe shenja çarjeje në fytin e të moshuarës.

Policia dyshon se djegia e trupave ka qenë e qëllimshme, pasi ata janë vrarë nga agresori. Deri më tani janë shoqëruar disa nga familjarët, të cilët po merren në pyetje, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorëve të vrasjes./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit