Vritet një civil azerbajxhanas në sulmin e Armenisë

Mos i humb

Një civil ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të ushtrisë armene ndaj rrethit Tovuz të AzerbajxhaN.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi në një deklaratë se Aziz Azizov, 76-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e një gjuajtje artilerike të ushtrisë armene në fshatin Agdam.

Ministria i bëri thirrje opinionit ndërkombëtar “të dënojë sulmet e Armenisë ndaj civilëve”.

Ndryshe, të dielën, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin kufitar Tovuz, duke përfshirë të shtëna me artileri, ndërsa u tërhoq pasi ushtria azerbajxhanase u kundërpërgjigj dhe i shkaktoi humbje.

Nga ushtria e Azerbjaxhanit jetën humbën katër ushtarë, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, në përleshjet që vazhduan edhe sot, jetën humbën shtatë ushtarë azerbajxhanas, përfshirë një major gjeneral.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit