Vuçiç “betohet”: Nuk ka forcë që më detyron ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se nuk ka asnjë forcë e cila mund ta detyrojë atë ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Në një konferencë për media ai ka folur edhe për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia ka qenë gjithmonë për dialog me Prishtinën dhe me të gjithë. Megjithatë ne duhet ta dimë se për çfarë po flasim”.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj BE-së për mosreagim ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj rreth ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se askush nuk do të mund ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën dhe, sipas tij, duke u nisur nga ky fakt arritja e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve është më së e nevojshme.

Thaçi ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij të lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë do t’i hapte rrugë Kosovës drejt integrimit në BE, Kombe të Bashkuara dhe në institucione të tjera ndërkombëtare, transmeton gazeta express. Daçiçi, njësoj si Vuçiçi sot, i ishte përgjigjur Thaçit, duke i thënë se ka të drejtë kur thotë se askush s’mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Republikën e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit