Vuçiç cakton një takim “historik” në Minsk

Mos i humb

Takimi i tyre në Minsk të Bjellorusisë përshkruhet si “historik” nga mediat serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës dyditore në Minsk do të takohet me presidentin e kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, ka bërë të ditur zyra e informimit të tij.

Takimi është konfirmuar mbrëmë nga kabineti i presidentit serb. Vuçiç dy herët e fundit ishte takuar me Medvedevin në Moskë më 2014 dhe 2015.

Mediat serbe e kanë përshkruar takimin e tyre si rast “historik”. Vuçiç sot dhe nesër do të qëndrojë në Minsk me ftesë nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, transmeton lajmi.net. Përveç Lukashenkos, Vuçiq në Minsk do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Moldavisë, Igor Dodon dhe presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit