Vuçiç: Çështja e Kosovës s’mund të zgjidhet pa bashkëpunimin me fuqitë e mëdha

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë ditën e sotme se do të ishte mirë që çështja e Kosovës të zgjidhet në vitin 2018.

“Do të ishte mirë sikur të kishim sukses”, ka thënë Vuçiq në intervistën e fundvitit për gazetën serbe “Novosti”. Por, ai ka pranuar se shanset për marrëveshje të pranueshme për të dyja palët janë shumë të vogla.

“Edhe më tutje mendoj se shanset për marrëveshje të pranueshme për të dyja palët janë më të ulëta se pesë për qind. Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, midis nesh. Praktikisht është e pamundur që kjo çështje të zgjidhet pa fuqitë e mëdha”, është shprehur Vuçiç.

Ai ka thënë se do të ishte mirë që çështja “të lëvizë nga pika zero”, dhe ka shtuar se parakusht për këtë është “vullneti i mirë i serbëve dhe i shqiptarëve”. Por, sipas tij, në fund të fundit, janë qytetarët e Serbisë ata që do të vendosin për këtë çështje.

“Në fund, për këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë. Në qoftë se do të kemi fuqi të sillemi në mënyrë racionale, të sinqertë dhe të përgjegjshme, do të bëjmë diçka”, është shprehur ai.

Presidenti i Serbisë ka theksuar se Kosova nuk mund të ketë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje e kënaqshme për serbët.

“Kështu është absolutisht e papranueshme”, ka thënë ai./Syri.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit