Vuçiç dhe Zaev bisedojnë për Kosovën

Mos i humb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi së bashku me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev kalimin kufitare Preshevë-Tabanovcë.

Vuçiç dhe Zaev gjetën veten në zonën mes dy pikave të kalimit kufitare, ku diskutuan edhe për menaxhimin e integruar të kufirit.

Ky është takimi i dytë bilateral në mes Vuçiç dhe Zaev, transmeton Indeksonline.Zaev ka vizituar Beogradin për herë të parë si kryeministër në nëntorin e kaluar, ku edhe konfirmoj interesin e tij për përmirësimin e marrëdhënieve dypaleshë si dhe mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë besoj se duhet gjetur një zgjidhje në mes Serbisë dhe Kosovës dhe ne e mbështesim plotësisht dhe shpresojmë se do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur, për shkak se ajo është ë e rëndësishme për Serbinë dhe perspektivën e saj evropiane dhe të rajonit në përgjithësi”, ka thënë Zaev përderisa fliste në gjuhën serbe.

Ndërsa Vuçiq theksohet të ketë thënë se qëllimi i përbashkët dhe interesi më i madh për të dy vendet është se duhet të ketë paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Serbia është e hapur për të gjitha nismat që kontribuojnë në këtë.

Duhet shtuar se pikërisht përgjatë këtyre ditëve Lugina e Preshevës është ndër temat më të përmendura në Kosovë, pas idesë së fundit që Presheva t’i bashkohet Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit