Vuçiç: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës vazhdon më 26 shkurt

Mos i humb

Dialogu teknik mes Beogradit dhe Prishtinës do të rifillojë më 26 shkurt, ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sqaroi se delegacioni serb do të kryesohet nga Marko Gjuriç.
“Dialogu teknik në të cilin Beogradi do të përfaqësohet nga Marko Gjuriç do të vazhdojë më 26 shkurt. Mendoj se në tavolinën e bisedimeve do të vendosen të gjitha temat, duke filluar nga Bashkësia e Komunave Serbe, deri tek diplomat”, tha presidenti i Serbisë në një prononcim për gazetarët.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić(Ana Brnabiç), me herët gjatë javës deklaroi se është duke punuar në zbatimin e marrëveshjes për energjetikë, që sipas saj është e vetmja çështje e ngelur për zbatim nga ana e tyre.

Vuçiç tha më tej se në fund të muajit, ose në fillim të tjetrit do të vazhdoj dialogu në të cilin do të përfshihen edhe ai, si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Për sa i përket Serbisë, ne jemi gjithmonë të gatshëm. Jam i gatshëm t’u përgjigjem ndërmjetësve evropianë të çdo kohë”, tha ai.

Rikujtojmë se takimi i dy delegacioneve u anulua më 16 janar, si pasojë e vrasjes së liderit të nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç.

Pas një takimi të mbajtur sot me studentët nga Mitrovica, Vuçiç tha se çështja më e rëndësishme është që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë konsensus “me të cilin do të mbeten të kënaqura të dyja palët”, pasi siç tha, nuk e imagjinon dot anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara pa një marrëveshje paraprake me Serbinë.

“Nëse dikush dëshiron në OKB, e ka patjetër një marrëveshje me Serbinë, për çka nevojitet një kompromis i cili përfshinë marrëveshjen ‘pak ne-pak ju”, tha Vuçiç./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit