Vuçiç: E po u shkri konflikti i ngrirë i Kosovës?

Mos i humb

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë për Financial Times se vetëm marrëveshja me Kosovën mund të sjellë paqe të përhershme në rajon i cili edhe më tej po vuan pasojat e luftërave dhe të shpërbërjes së ish- Jugosllavisë.

“Ata që mendojnë se është e mundur të besohet në konfliktin e ngrirë- ai kurrë nuk do të jetë i tillë.. sepse në një moment ai do të shkrihet përnjëherë …E kur të ndodhë kjo, atëherë kjo është katastrofë’ për të gjithë”, ka thënë Vuçiq për FT.

FT pohon se Vuçiq për Kërshëndella ka gostitur disa nga ata që Perëndimi i trajton kërcënim për paqe në rajon: Milorad Dodik, tash e dy vjet me sanksione nga SHBA-ja, politikanët prorusë në Mal të Zi Andrija Mandiq dhe Milan Knexheviç të akuzuar për përpjekje grusht shteti për ta penguar hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Gazeta britanike thekson se shumë serbë Kosovën ende mendojnë si djep të ortodoksisë dhe se Vuçiçin, për shkak të shqyrtimit për kompromis territorial me Prishtinën, e sulmojnë nga të gjitha anët.

“E di se shumica e serbëve kundërshton zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe e gjitha që e flas unë është në kundërshtim me atë që dëshiron opinioni”, ka thënë Vuçiçi.

Ka shtuar se liderët e opozitës nuk janë në gjendje t kuptojnë realitetin.

Sipas FT-së, Vuçiçi ka thënë se zhvillimi ekonomik e tregtar dhe marrëveshja me Kosovën do të mund ta ndihmonin stabilitetin në rajon. “Nëse nuk ndodh kjo, nuk shoh rrugëdalje, nuk ka fije shprese në fund të tuneli, të gjithë do të ikin nga këtu, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit