Vuçiç flet pas dështimit të Kosovës në Interpol, ja çfarë thotë!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se refuzimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol është fitore e vendit të tij të vogël, Serbia ka forcuar pozicionin e saj, por ne nuk guxojmë të jemi euforikë, ka thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, shkruan Veçernje Novosti.

Sipas tij, dështimi i Kosovës është një sukses sfidues i Serbisë e cila arriti të luftojë ndaj presionit të vendeve më të fuqishme në botë.

“Do të vazhdojmë të tregojmë se Serbia nuk është vend që mposhtet, përulet dhe shkelet lehtë”, ka  thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë për media, pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit