Vuçiç i “ankohet” SHBA-së për Kosovën, çfarë kërkon?

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes ambasadorit në Beograd, Kyle Scott, të cilin e ka pritur sot, ka kërkuar që “SHBA të të përdorë ndikimin e saj politik dhe t’ia tërheq vërejtjen Prishtinës se me veprimet e saj po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon”.

e Prishtinës për taksat e vendosura ndaj importit të mallrave nga Serbia Qendror”, siç Beogradi zyrtar e quan Republikën e Serbisë sa herë e përmend të ndërlidhur me Kosovën, me pretendimin se kështu vetëkuptohet se Kosova është pjesë e saj, -v.j, “dhe aq më shumë formimi i të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës nxisin shqetësime të mëdha të Serbisë për të ardhmen e popullit serb në Kosovë e Metohi”, thuhet në komunikatën e Presidencës serbe.

Po sipas këtij burimi, ambasadori Scott ka thënë se me “taksat shkelen dispozitat e CEFTA-s dhe rrezikohet ardhmëria e rajonit”. Ai citohet të ketë thënë se sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të suprimojnë taksat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit