Vuçiç: i brengosur për obsesionin e Prishtinës ndaj Veriut të Kosovës

Mos i humb

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se nuk merakoset shumë për kërkesat e shqiptarëve nga Serbia jugore, por se ajo kujdeset për gjë tjetër, dhe kjo është obsesioni që ka Prishtina për Veriun e Kosovës.

I pyetur për të komentuar mbi kërkesat e shqiptarëve nga Serbia jugore të cilët duan të njëjta të drejta si serbët në Kosovë, dhe që gjithashtu të përfshihen në dialogun e Brukselit, Vuçiç tha se shpesh vijnë deklarata të ndryshme, por që nuk kujdeset shumë për to.

E nga ana tjetër ai ka komentuar mbi arrestimin pak ditë më parë të 5 serbëve në Gjilan, të cilat u liruan brenda ditës.

“Ata janë njerëzit më të mirë. Unë urdhërova  se në qoftë se ata nuk janë lëshuar deri në mesnatë, ta harrojnë vazhdimin e dialogut. Makthi i tyre i vetëm është veriu i Kosovës, dhe ne e dimë këtë”, tha presidenti serb, duke iu referuar autoriteteve të Prishtinës. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit