Vuçiç i kërkon BE-së të bëjë më shumë presion ndaj Kosovës

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Aleksandar Vuçiqç, edhe një herë e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për dialogun me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka ripërsëritur se pa heqjen e taksës për mallrat serbe nuk do të ketë dialog me Kosovës.

Siç shkruan “rts”, Vuçiç sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Serbi, Carlo Lo Cascio, ku temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Siç bën të ditur ky medium, Vuçiç citohet t’i ketë thënë ambasadorit italian Lo Cascio, se Bashkimi Europian u tregua i paaftë për të ushtruar më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës.

Sipas Vuçiçit, Serbia do të vazhdojë dialogun me Kosovën vetëm kur të hiqet apo pezullohet taksa e vendosur ndaj mallrave serbe.

Po ashtu gjatë këtij takimi është folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Serbisë e Italisë në fusha të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit