Vuçiç: I lutem BE-se të ndikojë më fuqishim mbi Prishtinën për heqjen e taksës

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiç, iu drejtua me lutje dhe apeloi te partnerët e Bashkimit EUropian që më fuqishëm të ndikojnë mbi Prishtinën për të shfuqizuar taksat, sepse është e rëndësishme të vazhdohen bisedimet për të ardhmen e serbve dhe shqiptarve.

“U lutem partnerëve tanë nga Bashkimi EUropian të jenë më konkret dhe më të qartë, jo sepse kjo do të më bënte të lumtur apo sepse dua të them se pala tjetër është fajtore, por se dua të flasim, sidomos për të ardhmen e serbve dhe shqiptarve të Kosovës, por edhe për të ardhmen e Serbisë”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd.

Presidenti serb edhe njëherë iu lut edhe Prishtinës të shfuqizojë taksat.

“Ne jemi shumë të gatshëm gjithmonë të flasim, të shohim se ku kanë arritur me asociacionin e komunave serbe, të shohim se çfarë planifikojnë”, tha Vuçiç.

Sipas tij, përgjigja e partnerëve nga BE-ja dhe Prishtina është të tregojnë nëse do të ketë shfuqizim të taksës dhe nëse nuk ka, tha ai, atëherë është e drejtë të jepet mundësia për idenë e largimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga pushteti dhe mundësia për këtë, sipas tij janë zgjedhjet.

I pyetur lidhur me deklaratën e tij se pa Rusinë nuk ka zgjidhje për Kosovën, Vuçiç tha se nuk është biseduar rreth formatit të dialogut.

Vuçiç po ashtu shprehu pritjet se deri në fund të vitit 2019 do të përfundon gazsjellësi përmes Serbisë, nga kufiri me Bullgarinë deri në kufirin e Hungarisë, me gjatësi 402 kilometra, e cila do të jetë pjesë e Rrjedhës Turke.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë se BE-ja do të parandalonte ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha Turke përmes Serbisë, ashtu siç u pengua Rrjedha e Jugut, Vuçiç tha se gjasat janë të mëdha për ndërtimin e gazsjellësit, pasi gaz do të shpërndahej edhe në vendet anëtare të BE-së.

Siç vuri në dukje, partnerët rusë gjithashtu kanë rënë dakord për investime të mëdha në infrastrukturën hekurudhore, sepse kjo mënyrë është e ardhmja e transportit.

Ai njoftoi se Ushtria e Serbisë këtë vit do të furnizohet me shtatë helikopterë të rinj nga Rusia, të tipit Mi-35, siç tha ai, së bashku me nëntë helikopterë të tipit Erbas H-145 të blera tashmë për qëllime ushtarake dhe policore. Ai theksoi se Serbia do të bëhet “me disa avion të rregullt dhe shumë më të vlefshëm se në 30 vitet e fundit”.

Ai tha se nga Rusia gjatë këtij viti do të arrijnë në Serbi edhe tre helikopterë të rinj transportues Mi-17.

Vuçiç shtoi se do të vazhdojë modernizimi i 14 avionëve gjahtarë MiG-29 RV dhe sistemi kundër ajrorë do të vazhdojë të pajiset me “sistemet radare më moderne”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit