Vuçiç: Janë të rrezikshme deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës për Trepçën dhe bashkimin e Mitrovicës

Mos i humb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha sot se është e qartë se Prishtina nuk do të heqë taksën ndaj  produkteve serbe dhe kjo do ta përkeqësojë edhe më tutje situatë, por Serbia do të luftojë në mbrojtjen e interesit kombëtarë dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Duke folur për taksën që Kosova i ka vënë produkteve serbe, Vuçiç tha” nëse nuk shfuqizohet taksa ndaj produkteve serbe, atëherë nuk do të ketë vazhdim të negociatave me Prishtinën”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kujtoi edhe deklaratën e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës, sikur edhe deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës për Trepçën, për çka tha ai se të dyja deklarimet janë të rrezikshme.

“ Në këto momente me rëndësi është të ruajmë qetësin. Jemi në një periudhë të vështirë, por do të luftojmë për interesin kombëtarë në përpjekje edhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur Vuçiq për gazetarët pas vizitës në Institutin për Mbrojtjen e Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës së Serbisë “Dr Vukan Çupiç”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit