Vuçiç: Më 9 shtator në Mitovicë Serbia me qëndrim për Kosovën

Mos i humb

 

 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se me 9 shtator në Mitrovicë do të paraqesë direktivat dhe qëndrimet e politikës shtetërore ndaj Kosovës, duke shtuar se “do të vazhdojë të luftojë aq sa mundet për të arritur ndonjë zgjidhje për çështjen e Kosovës, edhe pse shumë mirë e di koston që duhet t’i paguaj popullit dhe shtetit”.

Gjatë vizitës të Qendrës Klinike të Serbisë në Beograd, Vuçiç para gazetarëve tha se me 9 shtator do t’i adresohet popullit në Mitrovicë, kur dhe do të paraqesë direktivat dhe qëndrimin të cilin shteti i Serbisë planifikon ndaj Kosovës, por jo edhe planin për zgjidhjen përfundimtare, pasi ende nuk egziston.

Ai theksoi se “që nga nesër” do të fillojë të punoj rreth adresimit para popullit në Kosovë dhe se pas takimit në Bruksel do të di diçka më shumë.

“Atë që do ta them në Kosovë, shpresoj se në aspektin e vlefshmërisë të vlejë edhe për 50 dhe 100 vite, dhe jo kjo të tretet nga ca zgjedhje apo emisione televizive”, ka shtuar Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se do të vazhdojë të luftojë aq sa mundet për të arritur ndonjë zgjidhje për çështjen e Kosovës, edhe pse, siç tha ai, shum mirë e di koston që duhet t’i paguaj popillit dhe shtetit kur dikush propozon diçka “që veshët serb nuk duan të dëgjojnë, sado që kjo të jetë e vërtet”.

Me këtë rast, ai theksoi sulmet që ka përjetuar kryetari i Republikës Sërbska, Milorad Dodik, në opinion pasi kishte folur për Kosovën, edhe pse konsideron se ai shkronjë për shkronje e ka thënë të vërtetën dhe diçka që do të nënshkruaj çdo person racional.

Si motiv të vetin potencoi faktin se dëshiron të shkruhet në histroi se ka tentuar të zgjidhë këtë çështje dhe se paratë dhe pasurinë nuk e ka si motiv.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit