Vuçiç: Në dialog kthehemi menjëherë, kushti i vetëm është taksa

Mos i humb

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në forumin “GlobSec” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë ku i pranishëm është edhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të kthehet në tryezën e bisedimeve por me kushtin që të hiqet taksa prej 100 për qind.

“Menjëherë … Nesër … kushti i vetëm është të hiqet taksa dhe pastaj mund të negociojmë atë që ju dëshironi” ishte përgjigjja e Vuçiqit kur u pyet nga moderatori i panelit, Matthew Karnitschnig se kur Serbia është e gatshme të rinis dialogun.

Nga ana tjetër Thaçi menjëhërë si argument ka përdorur pengesën që ka bërë Serbia sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Nuk ka vonuar replika e Vuçiqit ndaj Thaçit i cili tha se kjo nuk ka të bëjë me UNESCO-n dhe Interpolin por me BE-në ka, por ksipas tij këto organizata nuk janë të lidhura me Bashkimin Evropian.

Në këtë panel i pranishëm ishte edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe Angelina Eichhorst, zëvendës drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit