Vuçiç nën masa të larta të sigurisë mbërrin në Zagreb

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërriti për një vizitë zyrtare dy-ditore në Republikën e Kroacisë.

Pritja zyrtare u organizua në Zyrën e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, pas së cilës vijon takimi i dy presidentëve dhe takimi dypalësh mes delegacioneve zyrtare të Kroacisë dhe Serbisë.

Vizita e Vuçiçit në kryeqendrën e Kroacisë është ndjekur me masa të larta sigurie. Rrugët nëpër të cilat kaloi autokolona e presidentit të Serbisë, i cili paraprakisht ateroi në aeroportin Ndërkombëtarë “Franjo Tuxhman”, ishin plotësisht të bllokuara për trafik.

Nga mëngjesi në shtyllat në rrugët ku do të kalojë autokolona e Vuçiçit, janë vendosur flamujt e Serbisë, kurse për sigurinë e vizitës së tij janë angazhuar një numër i madh i forcave të rendit.

Gjatë ditës Grabar-Kitaroviç dhe Vuçiç do t’i adresohen pjesëmarrësve në Forumin ekonomik kroato-serb në Dhomën Kroate të Tregtisë dhe do të vizitojnë Dioqezën e Zagrebit dhe Lubjanës ku do të takohet me të rinjtë.

Presidenti serb do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe kryeparlamentarin Kroat Gordan Jandrokoviç.

Në ditën e dytë të vizitës Vuçiç do të vizitojë komunën Gvozd, lagjen Vrginmost dhe do të marrë pjesë në Kuvendin e Këshillit Kombëtar Serb në sallën e koncerteve “Vatroslav Lisinski”.

Vuçiç në prag të vizitës deklaroi se tema e vizitës së tij në Zagreb do të jetë çështja e personave të zhdukur, kalimet kufitare dhe qëndrimin ndaj serbëve në Kroaci, por edhe të kroatëve në Serbi si dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit