Vuçiç: Nëse KFOR-i s’i mbron serbët ka kush ta bëjë këtë

Mos i humb

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vet, ka kush ta bëjë këtë në vend të tyre.

Ai i ka porositur serbët që nuk duhet të brengosen nëse vjen deri te ndonjë trazirë.

Vuçiq u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ka frikë për trazira të reja në Kosovë sikurse ato të marsit 2004 dhe nëse i beson KFOR-it deri në fund.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriçit dhe hyrjes në Gazivodë ky besim është më i vogël. Por ne mbajmë komunikime me ta dhe mund prapë t’i rregullojmë marrëdhëniet me ta.

Besojmë se ata do të duhet t’i mbrojnë dhe ruajnë serbët”, ka thënë Vuçiç.

“Nëse jo atëherë ka kush ta bëjë këtë”, ka shtuar Vuçiç duke apeluar te serbët që mos të kenë frikë.

Në pyetjen se kush do të jetë përgjegjës nëse humbet Kosova, Vuçiç është përgjigjur shkurt.

“Pyetni ata që rrahin gjoks dhe tregojnë heroin, ndërsa nuk e dinë as në hartë ku është Kosova”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit