Vuçiç: Nuk pranojmë asnjë marrëveshje me Kosovën që dëmton Serbinë

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, me të cilin kanë diskutuar rreth zgjidhjes së problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Siç shkruan agjencia e lajmeve “Tanjug”, Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Kosovën e cila do të ishte në dëm të Serbisë dhe të popullit serb.

Vuçiq ndërkohë e ka informuar ambasadorin Keefe edhe për ecurinë e dialogut ndërmjet dyja vendeve në Bruksel.

Dje Vuçiq kishte biseduar në telefon me ndihmëssekretarin amerikan, Wess Mitchel, rreth çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk e kishte përmendur fare idenë e shkëmbimit të territoreve, transmeton gazeta express.Kjo mbase ka ardhur si rezultat i asaj që Vuçiç e ka thënë, presionit politik nga opozita në Beograd si dhe gjithashtu edhe kishës ortodokse, të cilët kanë dalë kundër idesë për shkëmbim të territoreve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit