Vuçiç pret mbështetjen e Kinës për Kosovën!

Mos i humb

Në kuadër vizitës disaditore të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Pekin dhe takimet që do të ketë me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë do të forcojë edhe më tej mbështetjen e këtyre vendeve në siç raportojnë mediat serbe” mbrojtjen e interesave kombëtare në lidhje me Kosovën “.

Siç shkruan e përditshmja serbe “Novosti” kjo vizitë që ka nisur sot do të shërbejë për të siguruar një paketë të investimeve kineze në infrastrukturë me vlerë më shumë se një miliard euro.

Kreu i shtetit serb fillon pjesëmarrjen në forumin për bashkëpunim ndërkombëtar, ku nesër përveç takimeve të ndara me Xi Jinping dhe Vladimir Putin, do të zhvillojnë një sërë bisedimesh dypalëshe me zyrtarët më të lartë, pjesëmarrës në mbledhje.

“Takimet janë një mundësi për të forcuar edhe një herë qëndrimin e Serbisë në raport me Kosovën, dhe në rrethanat e presionit në rritje nga Perëndimi dhe para takimeve javën e ardhshme që do të ketë Vuçiç me udhëheqësit evropianë në Berlin. Sidomos për të përmbushur kërkesën e BE-së, të udhëhequr nga Gjermania, është duke planifikuar për të vënë në tavolinë – deri në fund të tetorit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në mes të dy palëve”, shkruan kjo gazetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit