Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume, gati të diskutojmë çdo hap që përmirëson marrëdhëniet

Mos i humb

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi virutar me Avdullah Hotin pas takimit virtual nën praninë e Merkel dhe Macron.

Vuçiç tha se Hoti vendosi ultimatume sa i përket dialogut duke këruar integritet territorial, njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.

Nga ana tjetër Presidenti fillimisht ka thënë që nuk do i pranojë por më pas ka ndryshuar qasje dhe se do të diskutojë çdo hap për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste,”, u shpreh Vuçiç.

Ndërkohë ky ishte vetëm një takim teksa dialogu Kosovë- Serbi do të vijojë edhe në Samitin e Brukselit të enjten që vjen teksa duket se ‘frenat’ e këtij procesi i ka marrë BE me dyshen Merkel- Macron dhe me të deleguarin Miroslav Lajcak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit