Vuçiç reagon ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd në lidhje me Kosovën

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott se Kosova është shtet sovran.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar sot deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott se Kosova është shtet sovran.

“Mendoj se përfaqësues nga Qeveria është dashur të reagonin ndaj asaj deklarate. Ambasador, nuk je ti i thirrur për t’i korrigjuar gazetarët”, deklaroi Vuçiç.

Ai po ashtu kërkoi nga Scott të shfaq më tepër mirënjohje ndaj shtetit nikoqir.

“Është e drejta e tyre, janë fuqi e madhe, por edhe e drejta jonë është që para të gjithëve edhe fuqive të mëdha, t’i mbrojmë qëndrimet tona”, shtoi ai.

Vuçiq ka theksuar se nuk ishte prezent në momentin e deklaratës nga Scott përndryshe do t’i reagonte i pari. “Unë jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë dhe ku do. Ne kemi vija kufitare por që për momentin nuk e dimë se ku janë, as ne e as askush në botë. Unë mendoj se përcaktimi i kufijve është rruga e duhur për qetësinë në vend”, përfundoi Vuçiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit