Vuçiç reagon nga Stambolli, “Kush qenka Rada Trajkoviç…”

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka reaguar aktivistet serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, sipas të cilës “Vuçiç ka punuar pas shpinës së kancelaren Angela Merkel dhe se atë e ka dëshpëruar”.

“Merkeles ia kam thënë në fytyrë gjithë çfarë kam pasur t’i them, fundja si gjithë të tjerëve, ashtu siç kam qenë i gatshëm që edhe mua të më thotë në sy gjithë çfarë kishte për të më thënë, por nuk jam i gatshëm të bisedoj “me cilindo që kujton se është i rëndësishëm vetëm pse ka thënë diçka keq për mua”, është shprehur Vuçiç.

Vuçiç thotë se Merekeles ia ka thënë të gjitha që ka pasur për t’ia rhënë, por ka pyetur se kush është Rada Trajkoviç?”, më falni, kush është Rada Trajkovië? Mos është ajo këshilltare në Savski Venac (bëhet fjalë për një komunë të Beogradit – sqarim ynë), mos e ka zgjedhur dikush në Savski Venac meqë jetuaka atje, ndërsa llomotit diçka për Kosovën, dhe ju pyes unë kë përfaqëson ajo”, ka thënë Vuçiç nga Stambolli, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Aeroportit në këtë qytet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit