Vuçiç refuzon hotelin, do të flej në konvikt gjatë qëndrimit në Kosovë

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili do të jetë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, ka vënë përpara një plan të detajuar për zgjidhjen e krizës së Kosovës, ndërsa gjatë natës ka vendosur të qëndroj në një konvikt në veri të Mitrovicës.

Siç njofton “Informator”, Vuçiç dëshiron të jetë sa më afër qytetarëve gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Kosovë dhe ai personalisht insistoi që ai të fle në konvikt dhe jo në hotel apo ndonjë vend tjetër luksoz, edhe pse bashkëpunëtorët e tij rekomanduan që ta kalonin natën në një nga hotelet në veri.

Presidenti i shtetit planifikon të vizitojë liqenin e Gazivodes, i cili kohët e fundit është pushtuar nga ushtarët e KFOR-it, por edhe për të vizituar pjesën jugore të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Muaji shtator vlerësohet si periudhë me rëndësi të madhe për zgjidhjen përfundimtare të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë ditëve të fundit e ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit