Vuçiç: Serbisë askush s’mund t’i drejtohet me gjuhën e ultimatumit për Kosovën

Mos i humb

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se me Serbinë askush nuk mund të flasë me gjuhën e ultimatumit e kërcënimit dhe se, sipas tij, përkundër të drejtës publike ndërkombëtare, po Serbisë po caktohet pranimi vetëm i asaj që është interes shqiptar.

Ai ka shtuar se “ne do ta vazhdojmë rrugën, por ka theksuar, rrugën e vështirë, sepse aty është kapitulli 35 që ka të bëjë me Kosovën” e kusht të ngjashëm nuk ka pasur asnjë vend, por shpresoj se edhe këtu do të gjejmë zgjidhje” (asnjë shtet i pranuar në BE nuk ka pasur raste si Kosova).

në një konferencë shtypim e kryetarin qipriot Nikos Anastasijadis, ka theksuar se Qiproja është njëri nga vendet e BE-së i cili më së fuqishmi dhe më së qarti mbron integritetin territorial të Serbisë dhe për këtë ai e ka falënderuar për qëndrimin rreth Kosovës.

Siç njofton tanjug, ai ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë me të gjithë, se përpiqet të ketë marrëdhënie të mira, porse, sipas tij, të gjithë duhet ta dinë se i vlerësojmë dhe i respektojmë ata që kanë qenë pranë nesh në situatat më të vështira. Vuçiçi i ka treguar kryetarit qipriot se çfarë po ndodh rreth Kosovës, rajonit dhe se Serbia është e interesuar për zgjidhjen e problemit të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit