Vuçiç “sulmon” Jeremiçin, e fajëson për Kosovën

Mos i humb

Kryetari serb Aleksandar Vuçiçi ka deklaruar sot në Paris se Serbia tani po lufton nga humnera për të bërë diçka për Kosovën pasi që qeveria e shkuar e kishte vulosur pavarësinë e Kosovës.

“Kështu më flet njeriu, Vuk Jeremiç i cili jo vetëm e ka vënë vulën por paraprakisht edhe e ka mbyllur zarfin e pastaj e ka vënë dyllin në zarfin e pavarësisë e Kosovës, bashkë me udhëheqjen paraprake duke insistuar me pyetjen e marrë, të papërgjegjshme dhe joserioze për Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kështu e ka vështirësuar shumë më pozicionin tonë që tani të luftojmë nga humnera në të cilën në hedhën prej nga po përpiqemi të bëjmë diçka rreth Kosvës”, citon blic të ketë thënë Vuçiçi.

Vuçiç në Paris po merr pjesë në panelin”Ballkani Perëndimor: Bashkimi Europian dhe gara e superfuqive” .

Në panel merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja maqedonase e Mbrojtjes Radmila Shekerinska.

Sidoqoftë, në Serbi së fundmi është hapur një debat rreth pavarësisë së Kosovë, ku përfaqësues të ndryshëm po e akuzojnë njëri-tjetrin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit