Vuçiç takon Merkel: Gjermania ndali konfliktin mes shqiptarëve dhe serbëve

Mos i humb

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Berlini është gati t’i japë ndihmën e duhur Serbisë që ta mbyllë çështjen e Kosovës sa më shpejt.

Pas takimit me Vuçic, Merkel deklaroi në konferencën e shtypit se ka rrezik çdo 100 vjet që në Ballkan të riciklihet konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve por Gjermania nuk do ta lejojë.

Vuçiç deklaroi se “hapa të vështirë dhe të dhimbshëm janë përpara Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, porse Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit.

Unë do të bëj çmos për të parandaluar konfliktin e madh që dikush po synon ta ndezë në Ballkan dhe se duan që tek ne të mbizotërojnë lajmet e këqia.

Tashmë kemi Gjermaninë dhe zonjën Merkel dhe nuk mund të na ndezë dikush”, tha Vuçiç.

Ky është takimi i tretë brenda vitit mes kancelares gjermane dhe presidentit serb. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit