Vuçiç takon Moore: Të hiqet taksa, më pas vjen dialogu

Mos i humb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, shprehu shpresën e tij sot se Bashkësia Ndërkombëtare do të duhet të vazhdojë me thirrje racionale ndaj Prishtinës për të hequr taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Gjatë një takimi që pati me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Vuçiç tha se Serbia do të jetë menjëherë e gatshme të rifillojë bisedimet me Prishtinën pas heqjes së taksës.

Zyrtari i lartë britanik të mërkurën vizitoi Kosovën ku u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kreu i Qeverisë kosovare ka thënë se në këta takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Moore i kërkoi kryeministrit heqjen e taksës, por ai e refuzoi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit