Vuçiç: UNMIK-u i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot për rëndësinë që ka UNMIK-u për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe mbrojtjen e komunitetit serb atje, ndërkohë që është shprehur i shqetësuar, për siç ka thënë, sulmet e shpeshtuara të shqiptarëve mbi serbët.

Në njoftimin e presidencës serbe, thuhet se Vuçiç ka takuar sot ndihmës sekretarin e përgithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për operacione paqësore, Bintou Keita, ku ka përshëndetur bashkëpunimin me UNMIK-un, duke theksuar rëndësinë që ka ky mision për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë.

Siç thuhet në njoftim, Vuçiç ka shprehur shqetësim për sulmet e shpeshtuara të shqiptarëve ndaj serbëve, për çka i ka dorëzuar një listë të incidenteve që ndodhën në maj të këtij viti.

“Serbia i kushton një vëmendje të veçantë rëndësisë që ka UNMIK-u në Kosovë, meqë gëzon bësueshmëri të lartë te banorët serbë dhe ata joshqiptarë”, ka thënë Vuçiç.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit