Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik

Mos i humb

Meta dekreton Komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Bajram Begaj, me gradën “Gjeneral Major”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me gradën madhore, “Gjeneral Major”, gjeneral brigade Bajram Begaj.Begaj, i cili nga sot me firmë të Presidentit...

Kosovë : Në QKUK po trajtohen 141 raste me Covid-19, 58 në oksigjenoterapi

Përmes një njoftimi QKUK bën të ditur se në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20...

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Prioriteti duhet të jetë lufta kundër koronavirusit, jo aneksimi

Gantz sot priti Avi Berkowitz, këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe ambasadorin amerikan në Izrael, David Friedman, ndërsa tema kryesore e...

Serbia miraton masat e reja anti-Covid, Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, qeveria serbe ka miratuar masat e reja anti-covid. Mësohet se...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.

“Nuk bëhet fjalë për parime. Shihet qartë se është politikë dhe unë e respektoj atë”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Mali i Zi, nga 1 qershori, ka thënë se do të lejojë hyrjen e pasagjerëve nga vendet ku numri i rasteve aktive me koronavirus është më pak se 25 në 100,000 banorë.

Me propozim të Institutit të Shëndetit Publik, në Mal të Zi do të mund të hyjnë – pa karantinë dhe pa vetizolim – qytetarët e: Sllovenisë, Islandës, Kroacisë, Sllovakisë, Zvicrës, Shqipërisë, Austrisë, Norvegjisë, Monakos, Kosovës, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Danimarkës, Lituanisë, Letonisë, Azerbajxhanit, Luksemburgut, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Izraelit, Maqedonisë së Veriut, Republikës së Irlandës, Republikës Çeke, Finlandës dhe Estonisë.

Vuçiq tha se Serbia ka më shumë të infektuar, sepse kryen disa mijëra teste në ditë.

“Bëhet fjalë për mbrojtje serioze të popullit”, tha Vuçiq.

Mali i Zi, qysh më 5 maj, nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus.

Autoritetet atje kanë thënë se lista e shteteve me të cilat do t’i hapin kufijtë do të përditësohet çdo javë.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë tensionuar qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kuvendi malazez ka miratuar një ligj për liritë fetare, që thuhet se konteston pronësinë serbe mbi disa kisha dhe territore në Mal të Zi.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...

Të shtëna në një qendër tregtare në Alabama, vdes fëmija 8 vjeç

Një djalë 8-vjeçar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, Riverchase Galleria. Tre persona...

Katari përshëndet marrëdhëniet strategjike me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, ka përshëndetur marrëdhëniet strategjike të vendit të tij me Turqinë, (AA).