Vuk Jeremiç zbulon kohën kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Mos i humb

Marrëveshja Kosovë-Serbi sipas ish-kryesuesit të delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Vuk Jeremiç, do të arrihet në vitin 2019.

Kreu i Partisë Popullore, njëherësh edhe ish-kryesues i Serbisë në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Vuk Jeremiç, ka thënë se Serbia kurrë nuk ka qenë më afër demarkacionit me Kosovën.

Sipas tij, nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë nga qeveria e Serbisë, në vitin 2019 do të nënshkruhet marrëveshja ligjore e detyruar në mes të Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje kjo që parasheh normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

“Gjithçka çfarë është diskutuar në këto bisedime ka qenë publike dhe nuk kemi mbajtur sekret asgjë. Tani nëse nuk ka ndonjë pengesë, Bashkimi Europian në vitin 2019 do të arrijë që të nënshkruaj marrëveshjen e detyruar ligjore për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Jeremiç në një intervistë për “Espresso”.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës, transmeton lajminet.

Gjatë kësaj interviste Jeremiç ka kritikuar edhe qeverinë dhe diplomacinë serbe e në veçanti gjuhën diplomatike që po e përdor Serbia./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit