Vulin shqiptarëve: Nuk mund ta krijoni Shqipërinë e Madhe pa luftë me Serbinë!

Mos i humb

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Europian dhe që Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së nëse Europa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe.

“Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin.

Ai ka theksuar se Europa dhe tërë bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërisë së Madhe”.

“Shqipëria e Madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e Madhe”, citon FoNet të ketë thënë Vulin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit