Vushtrria merr vendim, kush lajmëron korrupsionin fiton 5 mijë euro shpërblim

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri,  duket se ka marr me seriozitet qeverisjen në këtë komunë. Një hap tejet të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë është marr dje nga kryetari Xhaferi.

Secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve në komunën e Vushtrrisë do të shpërblehen me 5 mijë euro.

“Kam marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €)”, ka shkruajtur Xhaferi në profilin e tij.

Ndryshe Vushtrria ka aprovuar dy dokumente të rëndësishme që rrisin transparencën e llogaridhënies.

Ky është postimi i plotë:

Komuna e Vushtrrisë ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë. Kështu, Vushtrria bëhet Komuna e parë në Kosovë që aprovon këto dy dokumente të rëndësishme që rrisin transparencën e llogaridhënien.

Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur nga USAID-i në kuadër të Projektit TEAM.

Sot, po ashtu kam marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).

Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit