VV: Grafiti tek Teatri Kombëtar, kërcënim për anëtarët tanë

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendosjes së një grafiti tek Teatri Kombëtar, për të cilin thonë se ndërlidhet me Astrit Deharin.

Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu përmes një konference për media tha se përmes vendosjes së këtij grafti ku është vendosur një shishe me mjaltë me mbishkrimin “Im not a gun” (Unë nuk jam armë), pranohet se Astrit Dehari është vrarë.

Aliu madje ka thënë se ky provokim është bërë në një kohë kur Kosova është në prag të një marrëveshje me Serbinë, dhe ka për qëllim frikësimin e Vetëvendosjes.

“Ky grafit dëshmon dhe paralajmëron vrasje të reja, ndaj atyre që po i prishin planet”, tha ai.

Ndërsa, theksoi se kushdo që e ka bërë grafitin duhet të hetohet si porositësi i vrasjes së Deharit. Aliu i bëri thirrje, policisë dhe prokurorisë që të hetojnë rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit