VV paraqet “Luksin e Qeverisë në vendin më të varfër”

Mos i humb

 

 

 

Shuma e përgjithshme e pagave të kabinetit qeveritar, numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, dhe asistentëve, si dhe shpenzimet e tyre në dreka, darka e udhëtime, ishin disa nga elementet që Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë sot në “Piramidën e Qeverisë së Luksit në Vendin më të Varfër në Evropë”.

Përmes këtij aksioni simbolik, kjo parti  ka vendosur sot këtë piramidë para Qeverisë së drejtuar nga Ramush Raradinaj.

Aktivisti Egzon Haliti tha se derisa vendi po zhytet në varfëri , pagat e udhëheqësve të Kosovës kapin shifrat e mbi katër milionë eurosh në vit.

“Sipër qytetarëve të varfër i kemi pushtetarët super të pasur me shpenzime e me privilegje që në rrallë vende mund t’i hasim. Qeveria e kryeministrit Haradinaj vetëm për paga ia merr buxhetit të Kosovës 4  milionë e 374 mijë euro. Në kohën kur në Kosovë po rritet gjithnjë e më shumë varfëria kryeministri ia rrit vetes pagën dhe kabinetit të tij deri në një qind për qind, mirëpo kjo Qeveri nuk shquhet vetëm për paga të mëdha por edhe për një kabinet jashtëzakonisht të madh në numër. Sikur të mos iu mjaftonin pagat kabineti qeveritar është i zhytur në shpenzime enorme për dreka e darka zyrtare pavarësisht se shumë familje nuk kanë mundësi që ta sigurojnë as kafshatën për mbijetesë”, tha ai.

Ai tutje tha se një Qeveri luksoze si kjo nuk mund të mendojë për qytetarin e varfër.

 

“Në vend të mirëqenies kjo Qeveri vazhdon çdo ditë t’i gënjejë qytetarët për liberalizim vizash pikërisht për të ikur nga mjerimi me të cilin përballen çdo ditë. Lëvizja Vetëvendosje konsideron që vendit tonë i duhet një Qeveri që i minimizon shpenzimet e veta për t’i përdorur ato para për të mirën e përgjithshme. Në vend që si prioritet të kemi shpenzimet enorme të qeveritarëve neve na duhet fokusimi tek sofrat e të varfërve  për të siguruar ushqimin e domosdoshëm e minimumin jetik, e kjo Qeveri nuk e ka këtë as synim, as vullnet e as nuk shqetësohet për këtë gjë“, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit