VV për ftesën e PDK-së: Veseli mund t’i mbledhë forumet e partisë, jo subjektet e tjera politike

Mos i humb

Indeksonline së fundi ka siguruar një ftesë në të cilën i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u bën ftesë partive politike që të mbajnë një takim për të diskutuar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Veseli ka propozuar që takimi i parë të mbahet të hënën, me datën 23 korrik me fillim nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Selimi ka deklaruar se Kosova ka Kuvendin e saj ku duhet të diskutohet dhe të merren vendime.

“Veseli, në cilësinë e kryetarit të PDK-së mund t’i mbledhë forumet e partisë së tij, jo subjektet tjera politike, aq më pak Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Selimi.

Sipas Selimit, situata është shumë më serioze se sa të bëhen shaka me thirrje të tilla.

“Zëvendësimi i diskutimeve dhe vendimeve në Kuvend mund të jenë vetëm sheshet dhe demonstratat, e jo skutat dhe qoshet. Ose në Kuvend ose në shesh”, ka përfunduar Selimi.

Lidhur me këtë ftesë Indeksonline janë deklaruar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku është theksuar se ende nuk dihet qëndrimi rreth kësaj çështje por me shumë gjasë përgjigja do të jetë negative.

Ndryshe dialogu në mes Kosovë dhe Serbisë vazhdon të zhvillohet pavarësisht se zbatimi i shumë prej marrëveshjeve të arritura deri më tani nuk është bërë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit