VV refuzon Veselin, por pranon Mustafën, marrin pjesë në tryezën politike

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje me shumë gjasë do të jetë pjesë e tryezës politike të mërkurën, të thirrur nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme në vend.

Kjo parti ka diskutuar për dy ofertat politike që janë bërë sot, njëra nga Kadri Veseli i PDK-së dhe tjetra nga Isa Mustafa i LDK-së, por se ka qëndrime të ndara për këto dy opsione.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi duke folur për Gazetën Blic, ka thënë se me shumë gjasë do ta pranojnë ftesën e Mustafës.

“Me shumë gjasë ne do të marrim pjesë në tryezën e thirrur nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa” ka thënë Selimi për Gazetën Blic.

Por kjo parti nuk e ka parë serioze platformën e Kadri Veselit, për “bashkim” të liderëve partiak për çështjet madhore në vend./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit