Washington Post: Mijëra studentë në protestë kundër tarifave

Mos i humb

Protesta e studentëve në Tiranë ka marrë jehonë ndërkombëtare, e një prej tyre që raporton ngjarjen është edhe Washington Post.

“Studentët e universitetit publik po protestojnë për koston e tarifave të shkollimit e janë mbledhur në tubimin më të madh deri më sot, duke kërcënuar të përshkallëzojnë protestën e tyre nëse nuk përmbushen kërkesat”, thuhet në shkrimin e Washington Post, duke shtuar se “Mijëra studentë të martën mbanin postera, dhe thërrisnin “ulnin tarifat” përpara Ministrisë së Arsimit”.

Washington Post shkruan më tej se Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për qetësi në Facebook, duke u kërkuar protestuesve “të ndërtojnë urën e komunikimit me qeverinë”. Por dtudentët kanë hedhur poshtë ofertat e qeverisë për dialog.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit