WhatsApp gati opsionin e ri

Mos i humb

WhatsApp ka nisur të shtojë opsionet të reja për përdoruesit.  Deri më tani kufizimet e tij nuk të lejojnë ta përdorësh në më shumë se dy aparate, duke u bërë pengesë për personat me volum pune shumë më të lartë sesa përdoruesi mesatar.

Por duket se ky limit dhe aspekte të tjera të WhatsApp po i nënshtrohen ndryshimeve. WABetaInfo ka gjetur një numër opsionesh në testim e sipër për përditësimin e radhës për iOS dhe Android dhe aftësia multi-device është padyshim më e rëndësishmja. Pa patur nevojë të bësh log out nga njëri aparat në tjetrin duket se e njëjta llogari do të mund të përdoret për një maksimum prej 4 aparatesh. Njëra sigurisht në smartphonin tënd kryesor dhe 3 të tjerat në desktope të ndryshme.

Përveç kësaj mesazhet mund të kërkohen tashmë me datë, nëse një bisedë e caktuar nuk të kujton mesazhin specifik, por vetëm koha kur është bërë biseda, tashmë kërkimi mund të bëhet edhe kështu. Screenshot-et tregojnë versionin iOS me opsionin e kërkimit sipas datës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit