Xhafaj: Skanuam njerëzit e krimit. U mbyll faza paraprake e betejës

Mos i humb

Pak ditë më parë, policia ka tashmë një hartë të shtrrirjes së grupeve kriminale në Shqipëri.

Përpara ekspertëve të huaj, në konferencën rajonale kundër krimit të organizuar që po zhvillohet në Tiranë, ministri Brendshem Fatmir Xhafaj u zotua për tolerancë zero gjatë operacionit “Forca e Ligjit”.

“Ka përfunduar faza paraprake, ajo e katalogimit të grupeve kriminale me të dhëna për persona, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetjet e siguruara në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre”, tha Xhafaj.

Në prag të përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se reforma në drejtësi do të sjellë që marrëdhënie tjetër mes policisë dhe organit të akuzës.
“Prokuroria gjithashtu ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta. Natyrisht me ndryshimet e rëndësishme që do të pësojë prokuroria si rrjedhojë e reformës në drejtësi, unë jam shumë i bindur që do të kemi një partneritet tjetër dhe një marrëdhënie shumë më të besueshme seç kemi sot”, u shpreh ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit