Xhafaj takohet në Berlin me Seehofer: Dritë jeshile për hapjen e negociatave

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Berlin me Ministrin Federal të Brendshëm, Horst Seehofer.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Xhafaj e vlerësoi takimin shumë miqësor dhe produktiv, duke thënë se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

“Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të drejtpërdrejtë që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen

Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!”, shkroi në Twitter Xhafaj./Top Channel/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit