Xhaferi-May: Kuvend më i fuqishëm do të thotë Maqedoni më e fuqishme

Mos i humb

 

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, organizoi pritje në nder të kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftuan nga Kuvendi i Maqedonisë, Xhaferi në fjalimin e tij tha se kanë ndihmë të madhe nga miqtë ndërkombëtarë.

“Jemi të përkushtuar në kthimin e rolit të vërtetë të shtëpisë ligjvënëse dhe duket se përfundimisht jemi në rrugën e duhur, gjykuar nga ajo se para do kohe Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë nga Komisioni Evropian ishte pozitiv dhe pa kusht. Do të vazhdojmë në këtë rrugë për qytetarët tanë, fëmijët tanë, gjeneratat e ardhshme të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë ata që ndajnë vlera dhe standarde evropiane”, tha Xhaferi.

Në adresimin e saj kryeministrja May theksoi se sinqerisht është e nderuar nga pritja që kryetari Xhaferi e organizoi në nder të saj dhe nënvizoi se parlamentet më të suksesshme kanë dy gjëra të përbashkëta, e para është se ato janë vende ku qytetarët kanë qasje të lirë deri te përfaqësuesit e tyre dhe e dinë çfarë pune bëhet në emër të tyre, e dyta është se parlamentet duhet të jenë vende ku deputetët janë në pozitë dhe të vullnetshëm, që ta sfidojnë Qeverinë dhe institucionet tjera publike me çështje për aktivitetet dhe politikat e tyre.

“E di se vitin e kaluar kjo ndërtesë ishte dëshmitare e kohërave të vështira. Por, jam e vetëdijshme edhe për ndryshimet që kanë ndodhur që atëherë dhe për dëshirën për reforma në drejtim të asaj që ky Kuvend t’i përmbush standardet e tilla. Jam krenare që Mbretëria e Bashkuar i mbështet këto reforma përmes programeve tona për financim. Kur sundon demokracia, përfitimet i ndjejmë të gjithë, Kuvend i fuqishëm do të thotë Maqedoni më e fuqishme”, theksoi May.

Paraprakishtë, kryeministrja britanike u takua me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit