Xhaferi përmbyll vizitën në Uashington me takimet me Cvetanovin dhe Twiningun

Mos i humb

Në margjinat e Forumit parlamentar të sigurisë në Uashington, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u takua me koordinatorin e grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB në Asamblenë Popullore të Republikës së Bullgarisë, Cvetan Cvetanov.

Ato biseduan për tema me interes të përbashkët, me ç’rast u theksua se Republika e Bullgarisë, si kryesues i ardhshëm i BE-së, e di rëndësinë e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye do të jetë përkrahës i fuqishëm në këtë drejtim. Temë tjetër për të cilën biseduan ishin projektet infrastrukturore rajonale.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është takuar edhe me kryetarin e IRI-t, Daniell Twining. Në takim, kryetari Xhaferi ka nënvizuar se puna e IRI-t në Maqedoni është më se e mirëseardhur për shkak se, siç ka theksuar, anketat që i realizojnë ata, përveç asaj që janë neutrale, tregohen edhe si precize, që u konfirmua me rezultatet e zgjedhjeve të paradokohshme. Të dyja palët janë pajtuar se ky bashkëpunim është i dobishëm dhe do të vazhdojë në të ardhmen me intensitet më të madh.

Me këto dy takime Xhaferi e përfundoi vizitën e punës në Uashington./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit