Xhamia e Re në Llazicë hap dyert për besimtarët, BIK cakton hoxhë Besmir Foniqi si imam!

Mos i humb

Ditën më të mirë të javës është dita e Xhuma.

Për këtë arsye Bashkësia Isame e Kosovës ka vendosur që Xhamia e Re e fshatit Llazicë në Komunën e Malishevës pas përfundimit të ndërtimit të saj të hap dyert për besimtarët muslimanë të këtij fshati në datën 10 janar, shkruan Rtv Islam.

Sipas informacioneve për besimtarët BIK ka caktuar edhe një imam të rregullt me kohë të plotë i cili është hoxhë Besmir Foniqi.

Rtv Islam ka mësuar se hoxha do të rikthehet në fshatin e tij tashmë si imam pasi ka shërbyer në një tjetër xhami, pjesë e BIK.

Ai që e ka bërë të ditur këtë lajm ka qenë vetë hoxha Besmir Foniqi, i cili njëpërmjet një postimi në facebook ka njoftuar se ai ishte përzgjedhur nga BIK për të shërbyer si imam në Xhaminë e re në Llozicë ndërsa ka falenderuar xhematin e tij duke thënë se ishte kënaqësi dhe privilegj që ju kishte shërbyer dhe gjithçka tjetër që kishte përjetuar pranë tyre.

Statusi i hoxhë Besmir Foniqi:

“Të respektuar dhe shumë të nderuar banorë të fshatit Temeqinë.
Në mbledhjen e mbajtur nga Kryesia e Bashkësisë Islame është marrë vendim që me datë 10.01.2020 të transferohem si imam në fshatin tim Llozicë.
Krahas përgjegjësisë, ishte nderë dhe privilegj që t’ju shërbej si imam për më shumë se dy vite.
Afërsinë, bujarinë dhe vëllazërinë që e gjeta tek ju dhe që ma ofruat nuk do ta harroj asnjëherë dhe ju falënderoj për çdo gjë.
Jam i vetëdijshëm për lëshimet dhe gabimet që eventualisht kam mundur ti kem andaj kërkoj falje nga Allahu dhe ju kërkoj ndjesë juve.
Aty ku ia kam qëlluar ka qenë nga mëshira e Allahut, aty ku kam gabuar ka qenë si pasojë e paditurisë sime. Me respekt: Besmir Foniqi”./Rtv Islam

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit