Xhamia shqiptare në Bernë vizitohet nga zonja e parë gjermane dhe ajo zvicerane!

Mos i humb

Dita e sotme është mjaft e vecantë për xhaminë tonë në Bernë.

Kjo për faktin se zonja e parë gjermane, Frau Elke Budenbener dhe ajo zvicrane, Frau Muriel Zeendeer Berset vizituan së bashku institucionin tonë me qëllim njohjen më nga afër të aktivitetit dhe shërbimeve tona islame.

 

Këtë e ka bërë të ditur imami i kësaj xhamie, Mustafë Mehmeti, në një prononcim ekskluziv për Rtvislam. Në mikrofonin tonë ai u shpreh gjithashtu se gjatë bisedës me zonjat e nderuara të gjermanisë dhe zvicrës u përqendruam në temën “Islami në fokus dhe roli i shtëpisë së religjioneve dhe kulturës në shoqërinë multietniko religjioze”.

Pastaj u bisedua edhe për rolin e xhamisë sonë në afirmimin dhe kultivimin e vlerave bashkohore si për shembull akceptanca, toleranca dhe respekti reciprok. Interesimi i mysafirve ishte se si i kemi raportet mesveti ne klerikët fetar. Ishte një përgjigje praktike me prezencen e përfaqësuesve e të gjitha feve në xhami, tha ndër të tjera z. Mustafa.

Kjo vizitë erdhi me rastin e një vizite zyrtare shtetërore, Presidenti Federal (Bundespräsident) i Gjermanisë dhe gruaja e tij (Zonja e parë) erdhën në kryeqytetin e Zvicrës, në Bernë.

/Rtvislam/

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit