Xhamitë e Amsterdamit, Bashkia do bëjë “rojen” nga e djathta ekstreme

Mos i humb

Autoritetet e Amsterdamit ka vendosur që të jenë garante për sigurinë e xhamive dhe organizatave islame në qytet.

Kryetari i Amsterdamit Femke Halsema, në një letër drejtuar Këshillit Bashkiak deklaroi se institucionet dhe xhamitë duhet të merren nën mbrojtje për shkak të rritjes së kërcënimeve islamofobe.

Ai theksoi se në një afat të shkurtër do të merren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë kundër sulmeve ndaj xhamive dhe organizatave islame, por pa specifikuar për ç’masa është fjalë.

Aludohet se kërcënimet vijnë nga e djathta ekstreme.

Numan Yilmaz nga Partia Denk, mbrojtës i pakicës muslimane dhe komunitetit turk në Holandë, tha ç’prej një viti po kërkon rritjes masash sigurie kundër të djathtës ekstreme dhe se është i kënaqur me vendimin e fundit të kryetarit të Amsterdamit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit