Xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medinë, ndalohet fotografimi dhe filmimi i tyre

Mos i humb

Arabia Saudite ka ndaluar fotografimin dhe filmimin e dy xhamive më të rëndësishme në botën Islame, asaj në Mekë – Masjid al-Haram e njohur si xhamia e madhe, dhe në Medinë – Masjid an-Nabawi apo ndryshe “xhamia e profetit”, shkruan Daily Sabah.

Drejtoria për Medie dhe Informacion në Arabinë Saudite, ka marrë këtë vendim më 12 nëntor të këtij viti.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se kjo ndalesë është duke u zbatuar me qëllim që të mbrohen dhe ruhen vendet e shenjta. Kjo ndalesë vlen për vizitorët dhe përfaqësuesit e medieve, kjo ndalesë përfshin edhe zonën përreth xhamive.

Autoritetet saudite si arsyetim për këtë ndalesë, kanë deklaruar se besimtarët janë shqetësuar gjatë lutjeve.

“Në rast të shkeljes së kësaj ndalese, pajisjet që përdoren për filmin apo shkrepje të fotografive do t’ju konfiskohen, por do të ndërmerren edhe masa tjera ligjore”, thuhet më tej në deklaratë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit